Anton Berisha thotë se është pro një koalicioni AAK – LDK

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit nga instituti i njohur slloven IFIMES për zhvillimet e fundit në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit,.

Derisa ky raport thotë se LDK dhe VV do të jenë në luftë për vend të parë në zgjedhje të jashtëzakonshme, për vend të tretë po shtyhen sipas këtij raporti AAK dhe PDK.

Berisha duke shkruar përmes Facebook-ut ka thënë se parashikimet e tilla mbështeten në planet që kanë shtetet e caktuara, në këtë rast Sllovenia për Kosovën.

I njëjti shprehet se është pro një koalicioni në mes të AAK-së dhe LDK-së duke shtuar se jo duke u bazuar se gara për të marrë vendin e parë do të zhvillohej në një terren të përbashkët dhe djathtistë në mes të dy partive, e se e dyta Serbia e aleatët e saj do të bëjën çmos që ky koalicion të mos ndodhë.

“Gara per vendin e pare, ka te beje me partine por edhe me kandidatin per kryeminister. Derisa AAK eshte ne epersi sa i perket pozites se kryeministrit, per shkak te definimit te qarte dhe konsistences politike te z. Haradinaj; LDK eshte ende ne kerkim te gjetjes se kandidatures qe nuk do te jete e lehte”, thotë Berisha.

Sipas tij, LDK ka bërë compromise kohëve të fundit e se shton se lufta për vendin e tretë do të zhvillohet në mes të VV-së e PDK-së e që do të zhvillohet me një terren të përbashkët.

Pro një koalicioni të mundshëm me LDK-në ishte shprehur edhe deputeti i kësaj partie, Muharrem Nitaj, javën e kaluar.

“Unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD. Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individ”, kishte shkruar Nitaj në facebook.

loading…