Antigona thyen heshtjen për ndarjen e të bijës me Donaldin: ‘E la Beatrix’!

Çifti i shumë përfolur gjatë Big Brother Vip Donald-Beatrix i  dhanë fund romancës së tyre sapo dolën jashtë shtëpisë.

illimisht ata nuk u takuan tek festa e TCH më pas Trixa bëri veprimin e rradhës duke i hequr ‘follow-n’ në Instagram.

Edhe pse nën ‘presionin’  e ndjekësve dhe mediave ende nuk ka pasur një reagim të tyre për arsyet e ndarjes apo cili ka lënë kë?

Këtë kureshtje e ka shuar mamaja e Beatrix, Antigona e cila i është përgjigjur ndjekësit të saj se kush i dha fund marrëdhënies.

”E la kjo Donaldin”- ka shkruar shkurt Antigona.

Në festën e Big Brother VIP, aktori Donald Veshaj duket se i ka dërguar sinjale ish të dashurës së tij, moderatores Bora Zemanit.

Ajo që ra në sy gjatë festës së Big Brother Vip ishte dhe veshja e Donaldit ku u shfaq si “Spiderman”, vetëm disa ditë pasi Bora ishte veshur si partnerja e aktorit që luan në këtë film, Zendaya.

Përveç veshjes, Donaldi  këndoi edhe këngën “Toxic Love” bashkë me Elgit Dodën, e cila i është kushtuar Bora Zemanit.

Kujtojmë  që Bora Zemani nuk mori pjesë në festën e organizuar nga Top Channel për banorët dhe stafin e BB VIP.