Antidroga me aksion të gjerë në Gjilan, arrestohen katër persona

Brenda tri orëve, mbrëmë policia e Gjilanit ka arrestuar katër persona në raste të ndara si të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Në të tri raste të hapura në Gjilan, policia ka sekuestruar mbi 1 kg drogë.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të drejtësisë.

Raporti i policisë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Medlin Ollbrait, Gjilan 25.01.2023 – 17:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: qese plasmani me peshë 161.9gram, peshore elektrike për matjen e narkotikëve dhe një sasi e substancës narkotike me peshë 161gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAATUROIZUAR E NARKOTIKËVE

Rr. Esat Stavileci, Gjilan 25.01.2023 – 19:00.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që i janë gjetur dhe sekuestruar 373.1 gram substancë e dyshuar narkotike, po ashtu është sekuestruar një veturë me targa vendore me të cilën e posedonin të dyshuarit. Gjatë operacionit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë. Dy zyrtarëve policorë dhe njëri nga të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAATUROIZUAR E NARKOTIKËVE

Rr. Ilmi Kallaba, Gjilan 25.01.2023 – 20:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përreth i janë gjetur dhe sekuestruar 822.6 gram substancë e dyshuar narkotike dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.