Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë.
Gjatë ditës së sotme Njësiti i Antidrogës ka intervenuar në Gjakovë, ku e ka arrestuar një person.
Sipas informacioneve të para dyshohet se personi i arrestuar u kap me drogë nga Policia dhe se rasti është në proces.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të rastit, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksion i Antidrogës në Gjakovë.







