Antari i LDK’së e quan Bulliqin “bisht i sakicës”

Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj i LDK’së, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, e ka quajtur ‘bisht i sakicës’ kandidatin për kryetar të Podujevës nga radhët e VV’së, Shpejtim Bulliqin.

Gecaj i ka quajtur Vetëvendosjen demagogë që pranojnë këdo që iu afrohet.

Kjo për shkak se Shpejtim Bulliqi ishte pjesë e LDK’së deri vonë, ndërsa sot kandidon për kryetar të Podujevës nga radhët e VV’së. Njëkohësisht është kundërkandidati kryesor i Rudarit të LDK’së.

Tutje, Gecaj kur ka folur për Bulliqin e ka quajtur “bisht i sakicës”, i cili ka kaluar nga një parti në tjetrën.

“Demagogët e LVV-së flasin pēr gjenerata të reja, ndërsa pranojnë bash kushdo t’u ofrohet. I “riu” 52-vjeçar Shpejtim Bulliqi (bishti i sakicës) tanimë ka provuar edhe shpirtin e tij sportiv të salltove nga një parti në tjetrën! ”, shkruan Gecaj.