Ansi në këtë kohë izolimi kënaqet me babin

Familja e Sinan Hoxhës tashmë janë fytyra të njohura për publikun shqiptar.

Ai gëzon një familje të shëndoshë, bashkëshorten Andrrën dhe djalin e tyre Ansin me të cilët mundohet t’ua kushtojë kohën në maksimum, shkruan Kosovarja.

Pas përhapjes së koronavirusit të gjithë janë izoluar në shtëpi duke iu anuluar edhe koncertet brenda dhe jashtë vendit.

Këtij vendimi duket se më së shumti iu kanë gëzuar fëmijët, që po ju kushtojnë kohë më shumë duke u kënaqur së bashku.

Edhe Ansi i vogël po kënaqet me babin e këtë moment Sinani e ka ndarë edhe për ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Vogëlushi nga lumturia thotë: “Babi u kënaqa me ty sot”.