Ankohet mitrovicasi: Gjithçka po shtrenjtohet, edhe “fast food” kanë ngritur çmimet për 30 cent
Trendi i rritjes së çmimet ka prekur xhepin e secilit qytetar në Kosovë.
Tashmë kjo ka filluar të ndihet shumë në ekonomitë familjare, dhe kjo po paraqitet si sfidë për kosovarët.
Rritja e çmimeve ka prekur edhe sektorin e gastronomisë, pasi po vërehet ndryshimi i çmimeve në shërbimet që ata ofrojnë.
Një mitrovicas, pasi kishe shkuar në një “Fast Food”, kishte parë menynë e cila kishte ndryshuar, pasi çdo produkt sipas tij është ngritur për së paku 30 cent.
Ky trend i rritjes së çmimeve ka vënë në lëvizje edhe institucionet e shtetit të cilët janë duke shikuar të gjejnë zgjidhje për ngritje pagash apo mbështetje të bizneseve.