Ankohet Labi: Nuk më dënoi populli, por mi vodhën votat

Ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri është ankuar se i janë vjedhur votat.

Tahiri ishte kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD ku nuk arriti t’i merrete votat për të qenë edhe për një mandate deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Tahiri shkroi se nuk është dënuar nga populli, por kanë qenë keqpërdorimet në numërimin votave.

“Pra, ata që janë gëzuar për mua duke aluduar se më ka denuar populli, doli dhe po del që unë jam keqëpërdorur ,dhe jo i denuar”, ka shkruar ndër tjerash Tahiri në Facebook.

Kujtojmë se Tahiri mandatin e deputetit e kishte fituar në listën e koalicionit LDK-AKR-ALTERNATIVA, ku më vonë kishte vendosur t’i bashkohej AAK-së. /Ballkani.info/

loading…