Disa studente Filologjikut kanë bërë janë ankuar në Këshillin e Etikës, për profesorin Bekim Bejta

Aftësitë e tij fizike kompleksojnë edhe sportistët më me nam.

Por në fakt nuk ka të bëjë fare me këtë fushë.

Është ky profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze Bekim Bejta, që ligjëron në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Pos ushtrimeve fizike, përmes profilit të tij në Facebook, ai duket se praktikon edhe fenë.

E këto shprehi është munduar t`i bartë edhe tek studentët, veçse me gjuhë joadekuate.

Disa nga to janë ankuar në adresë të T7 se profesori në fjalë, derisa ka thënë se janë të frikësuar të flasin para kamerës. Por ankesat e tyre i kanë dërguar me shkrim në adresë të T7.

Madje sipas tyre, disa nga to që e i përkasin komunitetit LGBT janë detyruar me lënë fakultetin në gjysmë.

E të preferuarit e tij janë ata që e praktikojnë fenë islame.

T7 ka kontaktuar përmes telefonit profesorin Bekim Bejta, por që ky i fundit ka kërkuar që të mos publikohet kronika duke e kërcënuar televizionin.

“Nëse e ban storie ki me ba gabim më të madh në jetën tande se është rren..ki kujdes sepse tani storia jote ma dëmton imazhin, tani unë marrë masa ligjore dhe njerëzore, marrë masa kundër teje”.

Profesori dyshon se ky është një skenar kundër tij, pasi thotë është shumë i afërt dhe bashkëpunues me studentët e tij.

“Unë nuk ja kam ndalu kërkujna, e ti mos u merr me rrena të turli narkomnaës. I ka angazhu naj kush i ka mashtru ose ia ka pagu dikush me pare..”.

Bejta ia dërguar televizionit një letër të cilën sipas tij, shumë studentë ia kanë dorëzuar Dekanatit të Fakultetit Filologjik.

E me anë të kësaj letre këta student janë të kënaqur me angazhimin e profesorit Bekim Bejta.

E burime nga rektorati konfirmojnë pwr T7 se ekziston një procedurë e nisur në Këshillin e Etikës nga studentë për këtë rast.

Derisa Rektorati është rezervuar në komentet e dhëna, meqë sipas tyre rasti është duke u trajtuar, derisa profesori pritet të intervistohet brenda këtij muaji.