Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka prezantuar Anjeza Tahirin si kandidaten më të re në listën zgjedhore për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Tahiri, 22 vjeçe, është duke ndjekur studimet master në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Ajo në listën e AAK-së kandidon me numër 75.

Tahiri është dalluar për përkushtimin e saj akademik, shkathtësitë kërkimore si dhe aftësitë në lidership e komunikim. Partia vlerëson se ajo përfaqëson një brez të ri me energji dhe ide moderne, të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e politikave rinore dhe inovacionin në vend.

AAK ka theksuar se kandidatura e saj sjell një perspektivë të re brenda listës, duke synuar të përfaqësojë në Kuvend aspiratat dhe vizionin e gjeneratës së re të Kosovës.