Anjeza Shahini në pritje të ëmbël

Anjeza Shahini është jë nga zërat më të spikatur shqiptarë.

Para disa ditësh ajo  ka njoftuar për fansat e saj lajmin më të bukur. Anjeza do të bëhet nënë për herë të parë. Kjo pritje e ëmbël e ka sjellë dhe më active në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi ajo ka treguar se e ka të vështirë të heqë dorë nga disa zakone të vjetra, si për shembull të pirit kafe.

“Nuk është shumë e thjeshtë të ndryshosh zakonet, por është shumë natyrale kur ia vlen”, shkruan krahas fotos këngëtarja shqiptare.