Anita: Nuk e prisja që Arta të reagonte ashtu për Julianën

Opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Anita Haradinaj, ka thënë se nuk e ka pritur reagimin e Artës që pati ndaj debatit me Julianën.

Ajo tha se Arta është person i matur dhe kësaj here ka dalur nga vetja.

“Unë Artën e kam vlerësuar dhe vazhdoj ta vlerësoj sepse argumentet i ka të logjikshëm. Ajo thjeshtë është frustruar nga debati, nuk do e prisja nga Arta që do të shkonte në këtë pikë, prita një pjekuri më të lartë nga Arta”, ka thënë Haradinaj.

Arta i ka thënë Julianës se e ka trurin në vend të çuditshëm.