Anita Haradinaj feston ditëlindjen, ja sa vite mbush ajo

Moderatorja e njohur shqiptare, Anita Haradinaj feston sot ditëlindjen e saj të 40-të.

Gruaja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj ka bërë publike disa imazhe të urimeve nga personat më të dashur duke i falënderuar me fjalë të ëmbla.

Ndër to ajo ka publikuar edhe urimin e motrës së saj.

“Pa ty jeta nuk do të ishte e njëjtë, e bukur, e dhembshur, e dashur. Urime ditëlindjen motrër, të dua”, ka shkruar ajo.