Animalistja shqiptare bën deklaratën e bujshme: Mishi i njeriut ka më shumë shije se ai i kafshëve

Animalistja shqiptare Jonida Çobani është shndërruar tashmë në një personazh mjaft të bujshëm. Deklaratat e saj të njëpasnjëshme po marrin vëmendje të madhe në rrjet.

Së fundmi, ajo ka bërë një deklaratë lidhur me mishin e njeriut. Animalistja ka theksuar se mishi i njeriut ka shumë shije kur konsumohet. Gjithashtu Jonida shpjeguar edhe diferencën mes kanibalëve dhe mishngrënësve sipas “teorive” të saj.

“Nuk e absorboj dot mendimin se si mundemi ne të ushqehemi mbi dhimbjen, vuajtjen e një shpirti tjetër. Si mund të marrësh ti shpirtin e dikujt tjetër, kur shpirti yt është aq i vyer për ty. Për mua, kjo është një formë kanibalizmi, nuk kemi respekt për jetën. Nuk ka shumë diferenca, e vetmja diferencë kanë më shumë shije se ne, dinë të hanë më shumë se ne. Në kuptimin që, thonë që njeriu shijon më shumë. Kjo është diferenca mes kanibalëve dhe mishngrënësve”, u shpreh ajo.

Kjo bisedë ishte në vijim të komentimit të një prej trendeve të Tik Tok “Dieta e Luanit”, e cila konsiston në konsum vetëm të mishin të gjitarëve për më shumë se 30 ditë. Animalistja tha se kjo është një formë kanibalizmi, duke theksuar se diferenca mes një mishngrënësi dhe kanibali është se ky i fundit ka shije më të mirë në ushqim.