vakte ushqimi

Anijet me një milion vakte ushqimi i afrohen Gazës

Anijet që transportojnë qindra tonë ndihma po i afrohen Gazës, ka thënë ministri i Jashtëm i Qipros.

Të tre anijeve u është dhënë leja për të filluar shkarkimin e ngarkesave të tyre, tha Constantinos Kombos për Associated Press.

Anijet, plus një maune tjetër, po mbajnë mjaft artikuj gati për të ngrënë për të përgatitur më shumë se një milion vakte, tha organizata bamirëse amerikane “Ëorld Central Kitchen”.

Artikujt përfshijnë oriz, makarona, miell dhe perime të konservuara, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.