Anijen e vjetër të ankoruar në kanal, adoleshenti e ktheu në shtëpi luksoze për pushime

Billy Walden e ka transformuar një anije të vjetër, të ankoruar në një kanal në Lancaster të Anglisë, në shtëpi luksoze për pushime për nënën dhe motrën.

Adoleshenti 18-vjeçar, që ka aftësi shumë të mira në mjeshtëri, shpenzoi tetë javë i angazhuar në lundrën e braktisur.

“Ishte një eksperiencë shumë e mirë, që ta transformojë anijen e vjetër. Tani kam një shtëpi për pushime, për familjen time” ka thënë Walden.

Nëna e tij ia huazoi 5,000 funte, për ta përfunduar me sukses këtë projekt, pasi më herët e kishte restauruar një furgon Volkswagen.

Të gjitha këto, ai i kreu me sukses, pasi kishte nisur të mësonte mjeshtrinë që kur ishte 14-vjeçar dhe nuk ndaloi së ushtruari këtë veprimtari.