Anija ukrainase me grurë mbërrin në Turqi për inspektime

Anija e parë që transportonte grurë për t’u nisur nga Ukraina sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara ka mbërritur në Turqi për inspektime, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Për disa muaj kishte pasur krizë për grurë duke bërë që çmimet për këtë produkt esencial të rritën kudo në botë.

Por një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i mundësuar eksportet ukrainase të grurit i dha fund bllokimit.

Tash anijet do të kalojnë përmes Turqisë.