Anglia ka fituar edhe ndeshjen e dytë të kualifikueseve me goleadë. Tre Luanët kanë mposhtur Malin e Zi me rezultatin 5-1 në Podgoricë. Pas fitores 5-0 ndaj Republikës Çeke, anglezët, të cilët po kalojnë një formë të shkëlqyer, kanë treguar edhe njëherë tjetër rrezikshmërinë në zonën kundërshtare. Dhjetë gola të shënuar në dy ndeshje nuk janë pak.

Southgate po formon një skuadër të mbushur me talente si Sancho apo Hudson-Odoi, pa harruar Sterling apo Kane të cilët janë akoma të rinj.

Ishte Vesovic i cili zhbllokoi rezultatin për vendasit, por dy golat e Keane dhe Barkley përmbysën gjithçka për miqtë që në pjesën e parë. Pas pushimit ishte përsëri Barkley dhe Harry Kane që shënuan dy golat e tjerë, përpara se të shënonte Sterling golin. Anglia kryeson grupin A me gjashtë pikë të plota. Kosova është e treta me 1 pikë nga një ndeshja. Bullgaria e dyta me dy pikë.