Angelina Jolie dëshiron të rikthehet te Brad Pitt!

Ish-çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2016.

Ata ishin ndër çiftet më të diskutuara të shoubizit, teksa edhe pas kaq vitesh, dyshja ende nuk kanë arritur të zgjidhin çështjet e divorcit.

E gjithë kjo zvarritje e divorcit, duket se ka një arsye – e kjo sipas mediave të huaja është dëshira e Angelina Joliet për rikthimin te ish-bashkëshorti i saj.

“Angelina e ka bërë të qartë për Brad se ajo dëshiron të kthehet në një marrëdhënie me të”, thanë burimet e The Sun.

“Ajo do të donte që ata të jenë përsëri një familje. Kjo është arsyeja pse ajo po e bën atë aq të vështirë për Bradin me çdo hollësi të divorcit të tyre”, ka thënë ky burim më tej.

Ndërkohë, Brad Pitt duket se nuk është gati ta pranojë një kërkesë të tillë.

“Brad ka hedhur poshtë idenë e një pajtimi romantik, por kërkon një marrëdhënie harmonike për hir të fëmijëve të tyre”, tregojnë burimet.

“Shqetësimi kryesor i Bradit është që të jetë një baba për gjashtë fëmijët e tyre” , shtoi i brendshmi.

Vitin e kaluar, Angelina pranoi se marrëdhënia e saj me Bradin ishte bërë “e keqe” dhe pretendoi se ajo ishte duke u përshtatur me jetën si një grua e vetme.

Çifti, të cilët ndajnë fëmijët biologjikë: Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 10 vjeç, dhe tre fëmijët e adoptuar të Angelinës: Maddox, 17, Pax, 15 dhe Zahara, 14 – kanë pasur mosmarrëveshje të ndryshme që nga divorci i tyre në vitin 2016 .

Katër javë pasi u njoftua ndarja e tyre, Brad u hetua nga FBI dhe Shërbimet e Fëmijëve lidhur me pretendimet që ai kishte abuzuar fizikisht me Maddox gjatë një fluturimi “të zhurmshëm” në një avion privat. Akuzat u tërhoqën më vonë.

Dhe pasi ata punësuan një gjyqtar privat dhe kërkuan që detajet e rastit të divorcit të mbetën private në janar të vitit 2017, tensionet shpërthyen për shkak të akuzave nga avokatët e tyre.