Angela Merkel flet për herë të parë për luftën në Ukrainë

Pas gjashtë muajsh, Angela Merkel ka folur për herë të parë në publik dhe ka komentuar luftën në Ukrainë. Ajo ka thënë se deklarimi i saj nuk është si ish-kancelare, por si qytetare.

“Solidariteti im është me Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia në mbështetje të së drejtës së tyre për vetëmbrojtje. Mbështesë të gjitha përpjekjet e BE-së, SHBA-së, NATO-s, G7-ës dhe OKB-së, që kjo luftë barbare e agresionit nga Rusia të ndalet. Në Ukrainë po shkelen edhe të drejtat e njeriut kundër popullsisë. utscha është përfaqësuese e këtij tmerri ,” tha ajo.

Merkel ka lavduar shtetet fqinje për gatishmërinë që t’i dalin në ndihmë Ukrainës.

“Rreze e madhe shprese në këtë trishtim të pafund është mbështetja e madhe për ukrainasit nga shumë vende fqinje – si Polonia dhe Moldavia” ka thënë Merkel.