Ish-deputetja e LDK-së, Rita Hajzeri-Beqa, është punësuar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës. Ajo ka marrë pozitën e auditores së brendshme. Nuk ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK’së për të marrë pozitën në shërbimin civil të Kosovës.
Rita Hajzeri-Beqa nuk e ka pritur fare që LDK-ja të marrë Qeverinë e Kosovës për t’u punësuar në shtet. Anëtarja e Kryesisë së LDK’së është punësuar në Agjencinë e Pyjeve në pozitën e audotores së brendshme.
Në një njoftim në FB, Hajzeri ka publikuar edhe pozitën e re ku shkruan se është punësuar si “Drejtoresh e Auditimit të Brendshëm” në Agjencinë e Pyjeve. Kjo agjenci është e udhëhequr prej Ahmet Zejnullahut, ish-ushtar i UÇK-së dhe i afërt me Partinë e Kadri Veselit.
Rita Hajzeri kishte qenë pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit. Pastaj ishte bërë pjesë e Partisë së Isa Mustafës.
Në mandatin e fundit, Hajzeri ka qenë pjesë edhe e Kryesisë së LDK-së, organit vendimmarrës të partisë.`
Madje në Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa, Hajzeri kishte mbajtur pozitën e Zëvendësministres.

Kur kishte deklaruar pasurinë si zv.Ministre më 2016, Rita Hajzeri kishte treguar se ka të kursyera 15 mijë euro në bankë.
Deri më tash s’ka dhënë dorëheqje nga Partia pavarësisht se në vitin e fundit ajo s’ka marrë pjesë pothuajse në asnjë mbledhje të LDK-së.
LDK-ja pritet të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm të dielën e javës së parë të gushtit. Aty, pritet të votohen organet e reja të Partisë përfshirë edhe Kryesia e re.








