Anëtarja e AKR-së publikon një foto: Arben Vitia në kafe, derisa qytetarëve iu rrezikua jeta teksa prisnin për vaksinim

Anëtarja e Aleancës Kosova e re, Fjolla Ramadani, në profilin e saj ka publikuar një fotografi të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, teksa pretendon se Ministri Vita po relaksohet në një prej kafiterive në qendër të Prishtinës derisa në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë ishte një tollovi e madhe e shkaktuar nga qytetaët që kishin shkuar për t’u vaksinuar.

“Qe qitu ne Soma nje teke per qejfi!”, ka shkruar Ramdani duke ia bashkëngjitur postimit të saj edhe fotografinë e ministrit Vitia dhe një tjetër të tollovisë tek “1 tetori”.

Lidhur me situatën e krijuar sot, MSH-ja që drejton Arben Vitia ka lëshuar vetëm një komunikatë për media, në të cilën ka treguar për orarin e vaksinimit, derisa për tollovinë tek “1 Tetori”, kanë thënë se është shkaktuar nga qytetarët e qyteteve të tejra që kanë ardhur të vaksinohen në Prishtinë.