Anëtari i VV’së ironizon me LDK’në: U bë puna e sloganeve si mur tualeti në shkollën e mesme

Anëtari i VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimi, ka ironizuar me anë të shkrimi në Facebook me sloganin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Gjithë ky banalitet, jo lidhje jo zgjidhje. U bë puna e sloganeve politike si mur tualeti në shkollën e mesme” shkruan Zaimi në Facebook.

Gjatë ditës së sotme ishte Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami e cila përmes një postimi në Facebook ka zbuluar sloganin e LDK-së që do të përdoret për fushatën zgjedhore.