Anëtari i VV’së: E turpshme të mundemi nga një tufë hajdutësh

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, i cili në zgjedhjet e fundit lokale kishte sfiduar nënkryetarin e LDK’së në garën për të parin e Komunës së Podujevës, thotë se është e turpshme për të gjithë që të humbin përballë atyre siç i quan Potera ‘tufë hajdutësh e kriminelësh’.

Në një reagim në profilin e tij Potera thotë se duhet thënë mjaft atyre që kanë punuar keq në Kosovë duke dëmtuar të ardhmen e fëmijëve.

Këto komente të Poterës vijnë në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Shkrimi i plotë i Poterës:

Është e turpshme për gjithë ne të na mundin një tufë hajdutësh e kriminelësh.

Ne jemi popull liridashës dhe me vullnet shtetëndertimi. Të ju themi “Ju” nuk do të mund të dëmtoni më të ardhmen e fëmijëve tanë. “Ti” do të dënohesh për dëmet që i ke shkaktuar këtij vendi!

Dënimi i parë do të jetë nga qytetarët me 6 tetor 2019!

#Lëvizja VETËVENDOSJE!

#Kryeministër Albin Kurtin.

loading…