Anëtari i VV’së e quan diktator Agim Veliun: Thotë se Podujeva u çlirua për herë të dytë

Anëtari i VV’së, Xhevdet Maloku e ka quajtur diktator ish-kryetarin e komunës së Podujevës, Agim Veliun, duke e krahasuar fitoren e partisë së tij me çlirim.

Maloku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se qeverisja e Bulliqit është qeverisje e popullit.

“Podujeva për herë të parë bëhet me kryetar sepse deri tani kishim diktator. Podujeva u çlirua për herë të dytë dhe ka dy data të çlirimit 19 Qershor dhe 29 Nëntor. Llapjanët për herë të parë do të qeverisin vet sepse qeverisja e Shpejtimit është qeverisje e popullit”, ka shkruar ai.