Anëtari i VV-së i kërkon debat televiziv ministrit Kujtim Gashi

Mbrëmë në një debat televiziv, Kujtim Gashi ka treguar se cila ishte arsyeja pse u shkarkua anëtari i VV-së nga këshilli i librit brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Flamur Maloku.

Sipas Gashi, arsyeja pse u shkarkua Flamur Maloku i aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë aktivizmi i tij në politikë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar, Flamur Maloku i cili para një kohe ishte prezantuar si prurje e re nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

Maloku në një postim në Facebook i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate

“Ma gjej një dokument që një anëtar i ndonjë këshilli shkarkohet pasi anëtarësohet në një parti politike, pa marrë asnjë detyrë. Po meqë ministri nuk i kupton detyrat e aktivizimit në politikë, e shkarkimet i bën për inate dhe selame të tjetërkujt, duhet t’ia bëj me dije se unë nuk jam aktiv në politikë, nuk kam asnjë detyrë në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk jam as në listën për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo listë. Vetëm i jam bashkëngjitur kësaj partie”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook.

Pos kësaj ai ka kërkuar debat televiziv me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashin. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në televizionin KTV, në emisionin “Rubikon”, ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Gashi, kalimthi përmendi shkarkimin tim nga detyra e anëtarit të Këshillit të Librit. Sipas tij, po jo edhe bindjeve të tij, ai më ka shkarkuar sepse ai është aktiv në politikë. Ma gjej një dokument që një anëtar i ndonjë këshilli shkarkohet pasi anëtarësohet në një parti politike, pa marrë asnjë detyrë. Po meqë ministri nuk i kupton detyrat e aktivizimit në politikë, e shkarkimet i bën për inate dhe selame të tjetërkujt, duhet t’ia bëj me dije se unë nuk jam aktiv në politikë, nuk kam asnjë detyrë në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk jam as në listën për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo listë. Vetëm i jam bashkëngjitur kësaj partie, me mendje dhe zemër, për t’i meremetuar të gjitha dëmet që ministri Gashi, prej marrjes së detyrës e deri më sot, ua ka bërë institucioneve të kulturës. Ndërkaq, për detyrat e Këshillit, edhe për punën time aty gjatë dy vjetëve, edhe për shumë të tjera të ndodhura në MKRS, jam i gatshëm për debat televiziv me të dhe me cilindo tjetër. Po pres një ftesë të tillë.

loading…