Anëtari i VV-së aderon në Nisma Socialdemokrate

Anëtari i VV-së, Kushtrim Luma, i është bashkuar partisë së Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.

“Sot bashkë me sekretarin e degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Demë Avdijaj, i uruam mirëseardhje në Nismën Socialdemokrate, Kushtrim Lumës. Luma ka përfunduar studimet universitare në drejtimin Juridik. Ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu edhe anëtar aktiv në Unionin e Studentëve Shqiptar. Kushtrim Luma vjen nga një familje atdhetare. Nisma Socialdemokrate është e hapur për kuadro që janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit aty ku vlerësoht ndihma e tyre. Rritja e Nismës në Gjakovë dhe në nivel vendi po vazhdon”, ka shkruar ai në Facebook.