Anëtari i PDK’së: Kurti paguan këshilltar për të folur kundër UÇK-së

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi ka hedhur akuza sot kundër kreut të LVV’së, Albin Kurtit.

Në një shkrim në Facebook, Gashi ka krahasuar Kurtin me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Sipas tij, në kohën kur presidenti ishte i dënuar me burg,  Kurti ishte në Beograd duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe.

Ai thotë se Kurti paguan këshilltar për të folur kundër UÇK-së.

Thaçi me 1993 i dënuar 20 vite nga Beogradi! Në këtë kohë Albin KURTI, në Beograd në koncert duke dëgjuar Bijelo Dugme! Jo rastësisht Kurti paguan këshilltar për të folur kundër UÇK-së”, ka thënë Gashi.