Anëtari i PDK-së: LDK çoi dosje në Speciale për krerët e PDK-së, e VV letra për arrestimin e tyre

Anëtari i PDK-së dhe ish zëvendësministër në qeverinë e PAN-it, Bujar Cakolli ka thënë se VV-ja dhe LDK-ja nuk dalojnë nga njëra-tjetra.

Sipas tij, të dyjat janë pjesë e një të keqeje të madhe, shkruan Ballkani.info.

“Ani kur po i ndëgjoj do anëtarë të PDK-së, tu u munu me ba dallimin në mes të VV-së dhe LDK-së, gjoja se VV qenka më e mirë se LDK-ja.  Për PDK-në, të dyja janë pjesë e një të keqeje të madhe. LDK ka qu dosje në Speciale, kurse VV ka qu letra nëpër kancelari perëdimore për me përshpejtu arrestimin e krerëve të PDK-së. Çfarë dallimi ka Haki Abazi i VV-së me Driton Selmanaj e LDK-së”, ka shkruar Cakolli. /Ballkani.info/