Anëtari i LDK-së vazhdon kritika ndaj Vjosa Osmanit, ia përmend ditën kur thoshte “nëse nuk jam në LDK, nuk jam as në politikë”

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, është duke vazhduar me kritika ndaj ish- bashkëpartiakes së saj Vjosa Osmani.

Gecaj duke përmendur sloganin e Osmanit për zgjedhjet e reja, ka shkruar “Na tha se “e ardhmja u takon atyre që guxojnë” …

… por jo edhe e atyre që “guxojnë” të mashtrojnë …”.

Gjersa, citon e komenton fjalët e saj ““Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq” …… e “kaq” edhe sa i përket guximit të Vjosës!”.