Anëtari i LDK-së: Kurtit i është kthyer bumerang, sepse kishin udhëhequr dhunën ndaj institucioneve

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, thotë se Xhelal Sveçlës i ka djegur krahasimi i ambasadorit Delawie dhe i ka shtrembëruar tërësisht faktet.

Sipas Gecajt, Sveçla ka harruar që pos gazit ata kanë hedhur edhe koktej molotovi në trupin e policëve dhe në shtëpinë e kryeministrit, kishin sulmuar dhe lënduar dhjetëra policë, kishin tentuar atentat ndaj veturës së kryeministrit, kishin rrezikuar shëndetin e deputetëve si me gaz ashtu edhe me sprej e hedhje shishesh, kishin djegë vetura edhe të personave të pa-përfshirë në politikë, kishin shkatërruar qytetin dhe veturat e policisë, e shumë e shumë sulme tjera të ngjashme.

Ai shprehet se lideri i tyre liderit të tyre i është kthyer bumerang, kjo sepse i pamundësohet ligjërisht mbajtja e pozitave publike.

Postimi i plotë:

Sveçlës i paska “djegë” krahasimi i Ambasadorit Delaëie dhe, si zakonisht, i paska shtrembëruar tërësisht faktet. Po harron ai se pos gazit, kishin hedhur koktej molotovi në trupin e policëve dhe në shtëpinë e kryeministrit, kishin sulmuar dhe lënduar dhjetëra policë, kishin tentuar atentat ndaj veturës së kryeministrit, kishin rrezikuar shëndetin e deputetëve si me gaz ashtu edhe me sprej e hedhje shishesh, kishin djegë vetura edhe të personave të pa-përfshirë në politikë, kishin shkatërruar qytetin dhe veturat e policisë, e shumë e shumë sulme tjera të ngjashme. Pra, për dallim nga Presidenti Trump, i cili po akuzohet për nxitje dhune, liderët e Brigadave të Kuqe jo vetëm që e kishin nxitë, por edhe e kishin udhëheqë dhunën ndaj institucioneve. E si bumerang, liderit të tyre, të dënuar për vepra penale, sot i pamundësohet ligjërisht mbajtja e pozitave publike!

Fadil Kajtazi

: Gazi është armë kimike e shkatërrimit në mase, është përdorur për arritjen e qëllimeve politike, është asimetrike, dhe vetvetiu terrorizëm.