Anëtari i LDK-së ironizon me anëtarësimet në VV: Përzihet në një vend “shapi e sheqeri”, ashtu si në mikser betoni me çfarëdo grimce

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar për anëtarësimet që bëhen në Vetëvendosje, shkruan Ballkani.info.

Gecaj thotë se anëtarësimet bëhen pa kritere dhe pa asnjë parim, “veç a mund të sjellës një votë apo dy”.

Ai ka shtuar se përkundër që është kritik ndaj LVV-së anarkiste, është i sigurt që po t’u ofrohesha, do të më pranonin me duart hapur.

Postimi i plotë:

Edhe pse kritik ndaj LVV-së anarkiste, jam i sigurt se po t’u ofrohesha, do të më pranonin me duart hapur. Anëtarësimi në LVV bëhet pa kritere dhe pa asnjë parim, veç a mund të sjellësh një votë apo dy. Përzihet në një vend “shapi e sheqeri”, ashtu si në mikser betoni, në të cilin mund të futesh çfarëdo grimce e të prodhosh beton, në veçanti kur nuk synon kualitetin! Por, një mishmash i tillë jo që nuk i sjellë të mira vendit e qytetarëve, por në fund të fundit i “qon poshtë” edhe grimcat në mikser!/Ballkani.info./