Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes e quan rrenc Dukagjin Goranin

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i cili ka qenë edhe kandidat i VV-së për kryetar të Fushë Kosovës, e ka akuzuar rëndë deputetin e PSD-së, Dukagjin Goranin.

Gorani i cili dje tha se kanë pritur që pjesë e rezolutës për dialogun të jenë edhe dy partitë tjera opozitare, VV dhe LDK, është quajtur “rrenc” nga Zogiani, shkruan Ballkani.info.

“O rrenc! Rezoluta eshte bullshit, e din ti fort mire kte…. ju e keni pranue dokumentin qe ua kane bâ gati hala pa hy ne Ekipen e Hashimit! Ky dokument e hedh ne negociata Pakon e Ahtisaarit! E çon Kosoven drejt Zajednices!”, ka shkruar Zogiani.

Ditëve të fundit janë tensionuar raportet ndërmjet Vetëvendosjes dhe PSD-së, veçanerisht pas miratimit të Rezolutë për dialogun ku bashkëkryesues i ekipit negociator të Kosovës është kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti. /Ballkani.info/