Anëtari i kryesisë së AAK-së i kërkon Haradinajt që të dilet nga koalicioni

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht anëtar i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, ka komentuar disa deklarata të kryeministrit Avdullah Hoti në T7, ku ai u përgjigj zyrtarëve të AAK-së në lidhje çështjen e Liqenit të Ujmanit.

Hoti ka theksuar se ky vend ka vetëm një kryeministër, jo dy ose tre kryeministra.

Bajram Hasani ka thënë se po ta dëgjonte lideri i partisë, Ramush Haradinaj, sot AAK-ja do duhej të dilte nga koalicioni qeverisës.

“Sikur të më dëgjonte kryetari i partisë, sot do të dilja nga koalicioni. KM me tepër ka marr mision të demantoj z.Haradinaj se sa të qeverisë me vendin”, ka shkruar Bajram Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.