Anëtari i grupit KMN, flet për vdekjen e shokut: Askush nuk mund ta ndryshojë atë që është e shkruar

Anëtarët e grupit ‘KMN’, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e shokut dhe menaxherit të tyre, Sefa Kaya.

Pas Azet, ishte Zuna reperi i radhës nga KMN, që përmes një postimi në Instagram, shprehu dhembjen e thellë për humbjen e shokut.

Sefa Kaya vdiq sot pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

“Askush nuk mund ta ndryshojë atë që është e shkruar, vetëm memoriet dhe momentet mbesin me ne pasi të dashurit tonë largohen. Vëllau im Sefa ishte njëri nga personat më të lumtur në botë. Shpresoj të të takoj në parajsë vëllau im”, ka shkruar Zuna në Instagram, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se Sefa Kaya ishte i njohur për publikun si menaxher i artistëve të njohur shqiptarë që kanë depërtuar në industrinë evropiane. /Ballkani.info