Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fushatës dhe politikbërjes së tij ka premtuar kursime më të mëdha nga privilegjet qeveritare për t’i investuar në fusha dobiprurëse për kolektivin.
Madje, Kurti gjatë ditës së diel vendosi që të shkonte në zyre duke ecur në këmbë nëpër rrugët e Prishtinës. Një veprim i tillë u konsiderua i rrezikshëm për faktin së Kosova nuk njihet për stabilitet politik dhe ndikimet e brendshme dhe të jashte janë shumë të mëdha.
Por, fryma që po e proklamon Kurti nuk po përcillet nga Ministritë. Më date 10.02.2020 është marrë vendim nga ministrja, Emilija Rexhepi që zyrtarëve të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, do t’iu lejohet shfrytëzimi i veturave zyrtare edhe pas orarit të punës.
Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar anëtari i AAK-së, Besim Demi i cili beson që Kurti po shpërfaq hipokrizi.
“Dyftyrësia e Albinit; në njëren anë promovon ecjen ndërsa në anen tjeter ia mundëson vartësve të tij perdorjen e veturave edhe pas orarit te punes”, ka shkruar Demi në Facebook.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka filluar me aksionet simbolike ndaj pushtetit. Përveç thirrje për të mos e larguar taksën 100%, zyrtarët e AAK-së janë aktivë edhe ndaj veprimëve tjera të Kurtit. /Ballkani.info/







