Anëtarët e LGBTI po detyrohen ta lënë Kosovën për shkak të kërcënimeve

Në Kosovë jeta është bërë e vështirë për anëtarët e komunitetit LGBTI dhe ata po detyrohen të largohen nga Kosova.

Kështu u theksua në konferencën “Përmirësimi i të drejtave për LGBTI – Çka shkoi gabim dhe çka mund të bëjmë më ndryshe?” të organizuar nga CSGD dhe CEL, në kuadër të Javës së Krenarisë, raporton KP.

Liridon Veliu, menaxher i programeve në CSGD tha se pjesëtarë të këtij komuniteti po largohen nga Kosova për shkak të frikës dhe përmendi raste të disa aktivistëve që u larguan pas paradës së parë që u mbajt në Kosovë. Njëherësh, u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të punojnë më shumë për sigurinë e këtyre personave.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe  ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Colleen E. Hyland, e cila tha se LGBTI po përballet me sfida të shumta në te gjitha aspektet. Ajo po ashtu tha se Kosova ka kornizën ligjore më tw avancuar për të drejtat e njeriut, dhe sipas saj, është detyrë e Qeverisë që ta zbatojë atë.

Hyland tha se duke e ndërgjegjësuar shoqërinë për të drejtat e këtij komuniteti, po ndihmohet që Kosova të ecë përpara.

Në Kosovë jeta është bërë e vështirë për anëtarët e komunitetit LGBTI dhe ata po detyrohen të largohen nga Kosova.

Kështu u theksua në konferencën “Përmirësimi i të drejtave për LGBTI – Çka shkoi gabim dhe çka mund të bëjmë më ndryshe?” të organizuar nga CSGD dhe CEL, në kuadër të Javës së Krenarisë.

Liridon Veliu, menaxher i programeve në CSGD tha se pjesëtarë të këtij komuniteti po largohen nga Kosova për shkak të frikës dhe përmendi raste të disa aktivistëve që u larguan pas paradës së parë që u mbajt në Kosovë. Njëherësh, u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të punojnë më shumë për sigurinë e këtyre personave.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe  ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Colleen E. Hyland, e cila tha se LGBTI po përballet me sfida të shumta në te gjitha aspektet. Ajo po ashtu tha se Kosova ka kornizën ligjore më tw avancuar për të drejtat e njeriut, dhe sipas saj, është detyrë e Qeverisë që ta zbatojë atë.

Hyland tha se duke e ndërgjegjësuar shoqërinë për të drejtat e këtij komuniteti, po ndihmohet që Kosova të ecë përpara.

Në kuadër të kësaj jave, do të mbahen edhe aktivitete të tjera deri më 10 tetor, kur do të mbahet edhe “Parada e krenarisë”, që do të përmbyllet me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”. Rikujtojmë se “Java e Krenarisë” organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Barazi dhe Liri (CEL).