Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se pati një bisedë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Sipas Zelenskyt përgjatë kësaj bisede është diskutuar për rritjen e mbështetjes financiare për Ukrainën deh sanksionet ndaj Rusisë.
Presidenti Zelensky tha se vëmendje e veçantë i është kushtuar hapave të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
“Bisedime të rregullta ndërkombëtare. Me Presidentin e Këshillit Evropian, diskutuam çështjen e rritjes së mbështetjes financiare për Ukrainën dhe presionin lidhur me sanksionet ndaj agresorit. Vëmendje të veçantë iu kushtua procesit të mëtejshëm të negociatave për Ukrainën si dhe anëtarësimin e saj në BE”, shkroi ai.
Regular international talks. With President of the 🇪🇺 Council @eucopresident, we discussed the issue of increasing financial support for 🇺🇦 and sanctions pressure on the aggressor. Special attention was paid to the further negotiation process on 🇺🇦’s EU membership.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 13, 2022







