Vladimir Putin

Aneksimi i një pjese të Ukrainës nga Putini, një moment kritik për botën

Aneksimi i planifikuar nga Vladimir Putin i pjesëve të Ukrainës të pushtuara aktualisht nga Rusia, pas referendumeve të rreme që u zhvilluan atje pak ditë më parë, është më të paku një moment po aq i rrezikshëm në luftë, sa edhe spektakli televiziv maratonë që i parapriu pushtimin rus në shkurt.

Natyrisht, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i kishte menduar Putin. Në shkurt, ai u përpoq ta justifikonte pushtimin me një fjalim plot mllef, të shoqëruar me terma juridike, dhe me një shfaqje të regjistruar paraprakisht të mbështetjes nga drejtuesit kryesorë të vendit.

E vetmja gjë e vërtetë në përpjekjen e Putinit për ta inkuadruar “operacionin special ushtarak” si diçka tjetër përveç një agresioni të hapur ndaj një vendi fqinj, ishin “udhëzimet” poshtëruese të Putin sesi duhej të fliste kreu i shërbimit sekret, Sergei Narishkin, që në njëmoment e injoroi skenarin e përgatitur duke u shprehur se e mbështeste bashkimin me Rusinëtë republikave separatiste në Ukrainën Lindore.

Narishkin ishte gjysmë viti më herët dhe shumë i lig në ambicien e tij. Me pushtimin e saj, Rusia kishte planifikuar të rrëzonte me shpejtësi qeverinë në Kiev, të pushtonte një pjesë të madhe të territorit, dhe të ushtronte ndikim të fortë mbi një Ukrainë të re miqësore meMoskës, ndoshta duke lënë atje një numër trupash.

Por rezistenca e ashpër e Ukrainës, që kulmoi me rimarrjen e rrufeshme të territorit në rajonin e Harkiv e ka shqetësuar shumë Kremlinin, duke e detyruar të nxitojë me zbatimin e planit B. Referendumet farsë në pjesët e kontrolluara nga Rusia në Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhzhia – pararendëse të një aneksimi zyrtar të planifikuar këtë javë – ishin të nxituara dhe të shëmtuara.

Ato u mbajtën nën kërcënimin e armëve, dhe teksa aty pranë dëgjohej shpërthimi i predhave. Atyre u mungonte spektakli buraforik i të ashtuquajturave referendume të ngjashme që u zhvilluan në Krime në vitin 2014, të cilat u shoqëruan të paktën me përpjekjen për të joshur votuesit me premtime për pensione më të larta dhe investime ruse.

Këtë herë duke e pasur me urgjente, Kremlini duket se ka hequr dorë nga të gjitha formalitetet, duke zgjedhur brutalitetin. E pse duhet ta vrisnin mendjen për fasadën? Këto referendume kishin një axhendë të brendshme dhe ndërkombëtare. Dhe audienca kryesore e Putinit është në Rusi.

Një ditë pas lajmeve për referendumet, ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak, një lëvizje shumë jopopullore, të cilën Rusia e kishte shmangur prej muajsh, pavarësisht mungesës së burimeve njerëzore në front. Fushatave ruse të keqinformimit nuk u është dashur gjithmonë të jenë të sofistikuar për të qenë të besueshme për një pjesë të popullsisë.

Por në këtë rast njerëzve që u kërkohet të vrasin ose të vdesin – ose të dërgojnë të dashurit e tyre për ta bërë këtë – janë më të prirur që të pyesin për arsyen. Me gjithë shtypjen e ashpër të Rusisë ndaj disidencës, protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin dhe të paktën 200.000 rusë janë larguar nga vendi që nga njoftimi i Putinit, shpesh duke shpenzuar gjithë kursimet e jetës për biletat e avionit që mezi gjenden, apo duke pritur për orë të tëra në radhë në kufi.

Me një të rënë të lapsit, aneksimi synon ta transformojë konfliktin nga një “operacion special ushtarak” të largët dhe të kufizuar, dhe kur rusët mund të burgoseshin edhe vetëm nëse përdornin fjalën ‘luftë’, në një betejë për të mbrojtur territorin e Rusisë, dhe jo të Ukrainës.

Në nivel ndërkombëtar, objektivi tjetër është përshkallëzimi i përplasjes me mbështetësit perëndimorë të Ukrainës. Njoftimi i Putinit për mobilizimin, u shoqërua me kërcënimin esulmeve bërthamore nëse Ukraina do të vazhdojë të çlirojë territoret e pushtuara.

Putin po synon t’i bëjë të besueshme kërcënime të tilla, duke imponuar kapitullimin. Po ashtu ato shërbejnë për të nxitur narrativën e rreme të luftës që po përhap Rusia përmes mediavesociale dhe diplomacisë dixhitale jashtë vendit. E gjithë kjo përbën një fazë të re të rrezikshme të luftës.

Ukraina po lufton për mbijetesën e saj. Ajo nuk është e shqetësuar për përshkallëzimin e luftës, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Mbështetësit e saj perëndimorë druhen me të drejtë se konflikti do të çojë në një përplasje NATO-Rusi. Por përpjekjet e Putin për të përshkallëzuar luftën në Ukrainën, do të nxisin shtimin e mbështetjes perëndimore, pikërishtnë një kohë kur ajo rrezikonte të zbehej, teksa politikanët po përballen me problemet e inflacionit dhe energjisë.

Pra lufta do të vazhdojë. Putin e ka braktisur diplomacinë. Ndërsa atij i pëlqen t’i mbajë tëhapura opsionet e tij, ato janë të kufizuara. Rusia mund të përgatisë forcat e saj për një sulm të ri në dimër. Nëse pushton territore të reja, mund të kërkojë përsëritjen e referendumeve të paligjshme atje.

Dhe ajo që është edhe më alarmante, mund të zgjerojë objektivat e saj të goditjes në Ukrainë ose në një lëvizje të dëshpëruar, mund të veprojë kundër kërcënimit bërthamor të Putinit.

Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë kanë absolutisht të drejtë që i cilësojnë kërcënimet e Moskës si një katastrofë të rrezikshme për vetë Rusinë, dhe i denoncojnë me shpejtësi referendumet si farsë.

Ky është një moment kritik për botën, përfshirë mediat dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë, që duhet të dyfishojnë përpjekjet në kundërshtimin e fushatave ruse tëkeqinformimit. Edhe thjesht raportimi për referendumet sikur të jenë procese zgjedhore deri diku normale, rrezikon që t’i japë një lloj legjitimiteti.

Dhe në vend se t’i fajësojnë rusët, sidomos ata që kanë ikur nga Rusia për të mos u angazhuar në një luftë me të cilën nuk janë dakord, vendet evropiane duhet t’u ofrojnë atyre një strehë të sigurt. Pasi kjo e privon Moskën nga trupat, dhe përputhet me çdo parim humanitar.

Tek e fundit, shtetet perëndimore duhet të vazhdojnë të ecin në shtegun e ngushtë e tërrezikshëm, midis mbështetjes ndaj Ukrainës dhe përshkallëzimit të rrezikshëm të përplasjes me Rusinë. Sa më të rënda të jenë provokimet e Rusisë, aq më e rëndësishme do të jetë përgjigjja me maturi, unitetit dhe vendosmëri, të cilat e kanë karakterizuar reagimin e Perëndimit deri më sot.

Shënim: Alissa de Carbonnel, zëvendësdrejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. / “The Guardian” – Bota.al