Andrra Destani

Andrra Destani zbulon arsyen pse grindet shpesh me Sinanin

Të gjitha femrat apo dhe meshkujt bëhen xheloz kur vjen puna te personi i zemrës. Ka disa që e pranojnë e të tjerë që thonë nuk bëhen xhelozë për partnerin-en.

Një nga ato që nuk e pranon se është xheloze, është Andrra Destani. Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, ka zbuluar madje edhe pse grindet më së shumti me këtë të fundit.

Andrra ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta dhe nga më të ndryshmet.

“Për çfarë zihesh më shumë me Sinanin?”, e pyet dikush, të cilit Destani i përgjigjet: “Kur Sinani thotë se jam xheloze”. Përgjigjen ajo e ka shoqëruar me një foto me partnerin.

Andrra dhe Sinani janë prindër të një vogëlushi të quajtur Ansi, ndërsa shpesh partnerja e këngëtarit është përfolur për një shtatzëni të dytë, lajme që s’kanë rezultuar të vërteta.