Android 9 Pie mbërrin në OnePlus 5 dhe 5T

OnePlus 5 dhe 5T më në fund do të kalojnë në Android 9 Pie. Versioni më i fundit i sistemit operativ është i disponueshëm për modelet në fjalë nga dita e sotme.

Përditësimi nisi të dërgohej këtë mëngjes dhe në ditët në vijim do të mbërrijë tek të gjithë.

Versioni zyrtar vjen pasi OnePlus lançoi fazën beta të sistemit operativ për OnePlus 5 dhe 5T.

Megjithatë OnePlus 6 vendosi rekordin duke marrë përditësimin një muaj nga debutimi i vetë Android 9 Pie.

Kështu OnePlus 5 dhe 5T i bashkohen Galaxy S9 dhe S9+ si ndër telefonët e parë që kalojnë në versionin e fundit të Android.