deputeti

Andin Hoti: Ushtria e Kosovës, vulë nderimi për të kaluarën

Deputët e Kosovës sot votuan projektligjet me anë të të cilave u bë transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Kësaj ngjarjeje historike duke iu gëzuar të gjithë, nuk kalojë pa komente dhe urime nga qytetarë e personalitete vendore e ndërkombëtar.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratiketë Kosovës, Andin Hoti, përmes profilit të tij Facebook ka bërë postim emocionues përmes të të cilit kujton sakrificën e të gjithë atyre që bën për lirinë e Kosovës, raporton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

“URIME USHTRINË KOSOVË

FORCAT E ARMATOSURA TË KOSOVËS.

– Votë krenarie dhe historike!

– Vulë nderimi për të kaluarën! Për Komandantin legjendar Adem Jashari, babin tim Ukshin Hoti, axhen tim Ragip Hoti, dhe të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë madhështore!

– Forcë stabiliteti për të tashmën dhe të ardhmën!”/Ballkani.info/