Me rastin e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës, ndër urimet më emocionale ishte urimi i djalit të heroit të kombit Ukshin Hotit, Andini.

Ai sot, ka përshkruar përshtypjet nga fëmijëria e deri sot, duke u ndjerë krenar për Policinë e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Andin Hotit:

“URIME!

20-25 vite me parë, uniforma e policisë për mua si fëmijë ishte uniformë tmerri, uniformë frike, uniformë e cila më mbante të prangosur babin.

Sot, në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës, uniforma e policisë është uniformë krenarie, uniformë sigurie, uniformë që të mbron nga çdo e keqe!

Ky ndryshim kaq i madh brenda trurit të një fëmiju që po rritej pa babë, nuk ka ardhur me asnjë llojë magjie, por ka ardhur si pasojë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ardhur si pasojë e punës së palodhshme dhe të ndershme të secilit djalë e vajzë që bartë uniformën e Policisë së Republikës së Kosovës.

KRENAR përherë për Policinë e Kosovës!

Lavdi policëve të rënë në detyrë.”

loading…