Andin Hoti
Andin Hoti: Sot u plotësua amaneti i babait tim
Deputeti nga radhët e PDK-së, Andin Hoti, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka uruar deputetët dhe gjithë qytetarët e Kosovës për krijimin e Ushtrisë së Shtetit tonë.
Ai ka cituar edhe një thënie të babait të tij, Ukshin Hoti, duke thënë se sot po i plotësohet amaneti i tij.
Urimin e ka përcjellur edhe në rrjetin social Facebook drejtuar qytetarëve.
Postimi i plotë:
Urime Kosovë! Urime Babë!
Sot është jetësuar amaneti i të gjithë atyre që u sakrifikuan për Liri!