Kryetari i Delegacionit për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë – Serbi, Andin Hoti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila i dënoi me nga katër vjet e gjysmë ish-drejtuesit e organizatës së veteranë të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gjatë leximit të vendimit gjykatësi tha se ata po dënohen në emër të popullit.

E Hoti i është kundërpërgjigjur, duke thënë se ata janë heronj.

“Në emër të popullit shqiptar të Kosovës: Ju jeni heronjë”, ka shkruar Hoti në Facebook.