Andin Hoti: Koeficienti i pagave për deputetët duhet të ulet nga tetë në shtatë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur punimet e seancës së parë të sesionit pranveror.

Seanca ka nisur me një orë vonesë, ndërsa në rend të ditës do të jenë 30 pika.

Deputeti nga radhët e PDK-së , Andin Hoti, gjatë fjalimit të tij për pagat e deputetëve, tha se ato duhet të ulen akoma më poshtë.

“Unë propozojë që të ulet koeficienti i pagave të deputetëve nga 8 në 7”, tha Hoti.

Dje Komisioni për Administratë Publike ka miratuar uljen e koeficienteve për pagat në sektorin publik.

Ku koeficienti i pagave për deputetët ishte ulur në 8.