Andi reagon pas eliminimit nga BBVK, ka një kërkesë për publikun

Pas daljes, Andi ka bërë reagimin e parë në Instagram dedikuar banores tjetër me të cilën ai krijoj një lidhje gjatë qëndrimit në BBVK, Gresa Hoti.

“Votoni për Gresën. Dashurinë e jetës time me ma dërgu në finale dhe drejtë fitores”, ka shkruar Andi sipër një imazhi të Gresës.


Tutje, Andi ka publikuar edhe disa foto ku shihet me Gresën gjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët në BBVK ku shkruan: “Qe qysh është me qenë 2 në 1”.

Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e Big Brother VIP Kosova dhe fituesi do të shpërblehet me 200 mijë euro.