Andi: Me Gresën jemi në finale, por unë do ta fitoj Big Brother

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Andi i njohur për vetëbesimin e tij, ka thënë se veten jo që e sheh finalist, por edhe fitues.

Madje, për këtë ai ka vënë bast me të dashurën e tij Gresa, pasi që edhe kjo e fundit po ashtu e sheh veten “si fituese” të edicionit të parë të BBVK-së.

“Unë dhe ti jemi në finale sigurt. Populli e vendosë, por ne kemi vënë bast. Unë besoj se unë do ta fitoj, Gresa beson se ajo do ta fitojë”, ka thënë Andi.