Andi dhe Jasmina përballen në studion e “Përputhen” pas 4 muajve

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen” u takuan përsëri së fundi në studio.

Dyshja e njohur si ndër çiftet më të dashura të publikut, Jasmina dhe Andi u takuan së fundi në studion e “Përputhen”.

Tashmë dihet se marrëdhënia mes Andit dhe Jasminës është përçarë mjaft shumë, kjo për arsye të ndryshme të cilat janë përmendur edhe në emision.

Ndonëse të ndarë tash e 4 muaj, Andi dhe Jasmina ende vazhdojnë të përmendin njëri tjetrin në rrjete sociale, saktësisht duke u thumbuar përmes Instastory-ve apo mbishkrimeve në fotografi të cilat ata postojnë në Instagramet personale.

Së fundi dyshja pati mundësi të përballen me njëri tjetrin në studion e “Përputhen” aty ku edhe u takuan për herë të parë, Jasmina i tha se Andi nuk deshi që ata të dy të dilnin bashkë nga emisioni sepse do t`i prishte punë jashtë.

Ndërsa Andi tha se përkundrazi, ai do të kishte mjaft përfitime nëse do të dilte si çift me Jasminën.