Ndeshja mes Standard Liege dhe Anderlecht u ndërpre vetëm pas 30 minutash lojë për shkak të hedhjes së flakandantëve nga tifozeria mike.
Vendasit e Standard Liege shënuan fillimisht me Alen Halilovic, mirëpo goli i tij u anulua nga VAR. Në këtë moment tifozët e Anderlecht e pushtuan fushën me flakadantë, gjithsesi gjyqtari kryesor e vijoi lojën pasi fusha u pastrua.
https://twitter.com/ArkaBesliForum/status/1116974009609011200?
Në minutën e 22’-të ishte Ruzvan Marin që shënoi golin e avantazhit për vendasit, ndërsa në minutën e 29’-të mbrojtësi Mbodji shkakton penallti dhe merr kartonin e dytë të verdhë duke u larguar nga fusha.
M’Poku e kthen në gol penalltinë dhe me rezultatin 2-0, si dhe me një lojtar më pak, tifozët e Anderlecht filluan të hedhin në fushë pa pushim flakandantë derisa e detyruan gjyqtarin e takimit të dërgonte në dhomat e zhveshjes të dyja skuadrat, duke e ndërprerë ndeshjen vetëm pas 30 minutash lojës.
Në lidhje me këtë ngjarje reagoi publikisht edhe klubi i Anderlecht nëpërmjet një deklarata ku theksoi se: “Kjo është absolutisht e padurueshme për futbollin”.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën “play-off” të kampionatit belg që ka hyrë në përballjen e 6 skuadrave për titullin kampion. Aktualisht Genk kryeson me 38 pikë, St. Liege ndodhet në kuotën e 33 pikëve dhe Anderlecht duket se nuk do të kapë as zonën e kupave të Europës pasi renditet me 26 pikë në vend të pestë.







